Telegrafi

Vidal kërkon rikthimin te Juventusi

Arturo Vidal (Getty Images)

Arturo Vidal thuhet se është i interesuar të rikthehet te ish-skuadra e tij, Juventusi, raportojnë mediat italiane.

Mesfushori kilian është njëri nga më të mirët në botë në pozicionin e tij dhe për këtë ka shumë skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Njëra nga to është skuadra italiane Napoli, që e dëshiron atë si dhuratë për trajnerin e ri, Carlo Ancelotti.

Lexo po ashtu Fillon epoka Ancelotti te Napoli- Benzema, Di Maria, Vidal dhe Balotelli janë blerjet e mëdha të tij

Edhe vet trajneri italian, Ancelotti, thuhet se është i interesuar në forcimin e mesfushës dhe e sheh kilianin si një element të rëndësishëm.

Vidal ka pasur katër sezone brilante te Juventusi (Getty Images)

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se mesfushori i Bayernit ka diçka tjetër në mendjen e tij për destinacionin e radhës.

Sipas mediumit italian Calciomercato, kiliani Vidal shpreson të ribashkohet gjatë verës me ish-skuadrën e tij, Juventusin.

Lexo po ashtu Ancelotti e dëshrion Vidalin te Napoli

Kiliani bëri emër dhe u ngrit gjatë kohës së tij me Zonjën e Vjetër, ku luante për klubin italian në katër sezone në mes të viteve 2011 dhe 2015.

Me kontratën e Vidal që do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, Bayern mund të fitojë para nga ai, në vend që ta humbasë atë për verën e ardhshme të lirë. /Telegrafi/