Telegrafi

Vidal me fjalë të mëdha për Conten, mund të ketë ribashkim te Interi në dimër

Mesfushori i Barcelonës, ​​Arturo Vidal ka folur për gazetën franceze L’Equipe, duke e vlerësuar lartë trajnerin e Interitn Antonio Conten.

Vidal ka punuar me Conten nën kohën ku të dy ishin te Juventusi, duke fituar shumë trofe së bashku.

“Conte ka qenë thelbësore për zhvillimin tim. Si lojtar ai ishte paksa si unë, më mësoi shumë për pozicionimin mbrojtës por edhe në sulm”.

Antonio Conte . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Falë tij fillova të shënoj shumë gola: taktikisht ai është një përbindësh. Pastaj, unë kisha shansi për të punuar edhe me Ancelottin, Sampaolin, Allegrin dhe Guardiolan: të gjithë më dhanë diçka”, ka thënë Vidal.

Mesfushori kilian tani 32-vjeçar është shënjestër e Nerazzurrëve, të cilët u përpoqën të nënshkruajë mesfushorin e Barcelonës në fillim të këtij viti, por edhe në afatin e verës.

Arturo Vidal te Barcelona . (Foto: by Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Raportimet e fundit shkruajnë se Nerazzurrët do t’i afrohet përsëri Barcelonës në janar për të diskutuar edhe më tej për një marrëveshje të mundshme me Vidalin. /Telegrafi/