Site icon Telegrafi

Victoria Beckham merr vëmendje e veshur me një fustan të zi të ngushtë

Mbretëresha e modës Victoria Beckham solli në det sensin e saj të modës të martën teksa u nis me familjen e saj në super jahtin e tyre.

Jahti i familjes së famshme Bekham kap vlerën e gjatë milionë eurove.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girl” i’u rikthye rrënjëve të saj elegante teksa modeloi një fustan të zi të shkurtër për ditën e saj në det, duke vendosur në pah këmbët e gjata ndërsa pushonte me bashkëshortin David dhe fëmijët e tyre Romeo, Cruz, dhe Harper, së bashku me të dashurën modele të Romeos, Mia Regan.

Victoria dukej tipike elegante në veshjen e saj, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së 48-të.

Lexo po ashtu Victoria Beckham mori vëmendje me një gjerdan ari në dasmën e Brooklyn dhe Nicola Peltz, i cili kushton mbi dy milionë euro

Beckham vazhdoi pamjen e saj me syze dielli të mëdha ndërsa bisedonte me të ftuarit e tyre në bordin e anijes, të quajtur Seven.

Flokët e Victorias ishin kapur në një bisht të thjesht dhe të bukur, ndërsa ylli qëndronte e zbathur gjatë lëvizjes.  /Telegrafi/

Exit mobile version