Site icon Telegrafi

Victoria Beckham merr çmimin “Ikona e Modës”, Rita Ora e përgëzon për këtë titull të çmuar

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të famshme të momentit në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja së fundi ka qenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People Chocie Awards”.

Ajo ka kënduar disa këngë në këtë ngjarje vjetore teksa janë laureuar shumë personalitete për arritjet vjetore.

Një prej tyre është edhe britanikja, Victoria Beckham, e cila ka marrë titullin e Ikonës së Modës për vitin 2018.

Kjo ka bërë që bukuroshja jonë të mos e harroj bashkëshorten e David Beckham, të cilën e ka përgëzuar me rastin e marrjes së këtij titulli për këtë vit që po e lëmë pas nesh.

“Urime Victoria Beckham në marrjen e titullit të Ikonës së Modës”, ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçarja teksa shihet duke e përfaqësuar mikeshën e saj.

Lexo po ashtu Fotografitë që publikuan Dua e Bebe me njëra-tjetrën, u bënë "mollësherri"

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore për albumin e dytë në karrierë të titulluar “Phoenix”. /Telegrafi/

Exit mobile version