Duke ndjekur hapat e aplikacioneve të tjera si Telegram, Line dhe Kik, lojtari më i fundit që pritet të hyjë në sferën e kriptovalutave është Viber.
Firma është duke menduar lansimin e një ICO-ja nga kompania mëmë Rakuten.
Viber është një aplikacion komunikimi i zhvilluar në Izrael i cili u ble për 900 milionë dollarë nga gjiganti japonez, Rakuten, përcjell Telegrafi.
Kompania në fjalë e cila ka bërë të ditura planet për të lansuar një monedhë Rakuten Coin, tashmë është duke menduar ta sjellë në aplikacionin Viber nga 2019-ta.
Në 2017-në Kik me 300 milionë përdorues aktivë ngriti 100 milionë dollarë nga 10 mijë investitorë në 117 shtete duke përdorur monedhën e tij Kin.
Telegram mblodhi 1.7 miliardë dollarë nga një grup i vogël investitorësh. /Telegrafi/