Site icon Telegrafi

Vëzhguesit ndërkombëtar do t’i publikojnë raportet për zgjedhjet presidenciale

Vëzhguesit ndërkombëtarë të cilët dje e kanë ndjekur rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale sot në konferencë për shtyp në Shkup do t’i kumtojnë gjetjet e para dhe konkludimet.

Gjetjet e para dhe konkludimet do t’i publikojnë Seren Moburn, koordinues special dhe shef i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, Mari-Kristin Dalo, shefe e delegacionit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës (APKE), Rajnholld Lopatka, shef i delegacionit të Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së (OSBE Ap) dhe Korin Jonker, shef i misionit vëzhgues të ODIHR për zgjedhjet.

Misioni ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale përbëhet prej 170 vëzhguesve nga 32 shtete, nga të cilët 156 janë vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër nga radhët e OSBE/ODIHR, qq deputetë dhe personel tjetër nga OSBE Ap dhe pesë nga APKE-ja./Telegrafi/

Exit mobile version