Telegrafi

Me veturë u përplas në rrethojën e ambasadës izraelite në Tokio, lëndohet një polic – arrestohet pjesëtari i të djathtës ekstreme

Në kryeqytetin japonez Tokio është arrestuar një burrë, që me veturë ka dëmtuar rrethojën mbrojtëse para ambasadës së Izraelit.

Siç raporton BBC duke cituar televizionin japonez NHK, një polic është lënduar gjatë këtij akti, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, një 50-vjeçar është arrestuar, për të cilin besohet se është pjesëtar i organizatës së djathtë ekstreme.

Raportohet se rrethoja mbrojtëse gjendej rreth 100 metra nga ndërtesa e ambasadës së Izraelit.

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e NHK-së ku shihet vetura pasi kishte goditur rrethojën mbrojtëse. Akoma nuk dihet nëse incidenti ishte shkaktuar qëllimshëm.

Siç raporton BBC, ambasadat dhe konsullatat izraelite gjatë muajit të kaluar kanë rritur masat e sigurisë në mbarë botën. /Telegrafi/