Rrugëve të Kosovës qarkullojnë me mijëra vetura të ndryshme.
Shumica prej tyre janë automjete me origjinë nga vendet perëndimore si Gjermania dhe Franca, e pjesa tjetër nga vendet e tjera.
Pra siç duket, kosovarët janë të pasionuar pas veturave që importohen nga Perëndimi, përcjell Telegrafi.
Sipas DriveZone vetëm gjatë periudhës janar-shkurt në vendin tonë janë shitur 491 modele të ndryshme.
Lista e veturave më të shitura kryesohet nga prodhuesi francez Renault, i cili ndiqet nga Skoda dhe Volkswagen, dhe përfundohet nga Fiat.
Në vijim gjeni listën e kompletuar me emrat e markave dhe numrin e veturave të shitura gjatë kësaj periudhe.