Telegrafi

Veturat të minimizojnë efektin e përplasjes, kur shoferi është me mbipeshë (Foto)

Mbrojtësit e rendit në Britani të Madhe, prej disa vitesh ushtrohen me manekinë që peshojnë rreth 160 kilogramë, se si të shpëtojnë shoferët me mbipeshë në rast aksidentesh.

Në mënyrë që t’i largojnë sa më lehtë dhe pa i dëmtuar ata dhe veten, kryhen simulime të shpeshta duke përdorur edhe karrocat dhe shtretërit më të mëdhenj, transmeton Telegrafi.

Ky manekin që ka edhe përmasa të mëdha, do të shfrytëzohet nga prodhuesit automobilistikë, që të minimizojnë efektin e përplasjes.

Deri më tani, është punuar shumë në rritjen e sigurisë së udhëtarëve, por në eksperimente janë shfrytëzuar vetëm kukulla që kanë forma dhe peshë të njeriut të zakonshëm.

Meqenëse një pjesë e madhe e popullatës është me mbipeshë, konsiderohet si e domosdoshme edhe rritja e sigurisë për këtë grup të njerëzve. /Telegrafi/