Telegrafi

Veturat Porsche mund të voziten vet kur dërgohen për kontrolle (Foto)

Sistemi parasheh që vetura të shkoi nga parkingu, në punishten e mjeshtrin, pa pasur nevojë që brenda të jetë ndonjë njeri

Entuziastët e Porsche, do të dëshpëroheshin shumë, po që se ky prodhues vendosë të punojë makina tërësisht vetë vozitëse, transmeton Telegrafi. Megjithatë, do iu pëlqente, nëse ato e kanë opsionin e parkimit, apo daljes prej atyre hapësirave vet.

Së fundmi, prodhuesi gjerman ka bërë të ditur se është duke punuar në një sistem të ri autonomie, që do të shërbejë në pikat e kontrollit.

Mjafton që pronari ta dërgojë në qendrën e caktuar dhe makina do të lidhet me sistemin e brendshëm, ndërsa aktivizohet kur t’i vjen radha.

Gjithçka pritet të përfundojë, pa hyrë brenda makinës asnjë prej punonjësve të stafit, nëse dëmtimi nuk ndodhet në enterier. /Telegrafi/