Telegrafi

Veturat e James Bondit prezantohen në Frankfurt (Foto)

Tashmë dihet se James Bond do të vozisë modelin Aston Martin DB10 në filmin e ri “Spectre”, ndërsa tani Jaguar Land Rover ka shfaqur disa nga veturat që do të jenë pjesë e këtij filmi.

Jaguar Land Rover ka prezantuar modelin Range Rover Sport SVR, Land Rover Defender dhe Jaguar C-X75 në Frankfurt, të gjitha këto vetura do të marrin pjesë në filmin e ri Spectre.

Jaguar C-X75 është veturë të cilën e kemi parë edhe më herët. Kjo veturë do të shfaqet në një sekuencë të filmit ku do të ndodhë një ndjekje e madhe e veturave dhe do ta vozisë aktori David Bautista, në rolin e Hinxit, transmeton Koha.net. Jaguar C-X75 është prodhuar nga Jaguar Land Rover SVO në bashkëpunim me kompaninë inxhinierike Williams Advanced.

Gjithashtu pjesë e këtij filmi do të jetë edhe seria S e Land Rover Defenders dhe është shumë e përshtatshme për këtë film. Këto vetura të kësaj serie janë të pajisur me rrotat e mëdha Off-Road me diametër prej 37-inç, mbrojtjen e karrocerisë të përmirësuar. Po ashtu pjesë e filmit të ri të James Bondit, Spectre, do të jetë edhe modeli Range Rover Sport SVR.

Filmi i ri Spectre do të lansohet muajin e ardhshëm dhe, duke u bazuar nga trailerat që kemi parë, ky film pritet të jetë njëri nga filmat më të mirë të James Bondit.