Telegrafi

Vetura shkel një këmbësor në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Foto: Ilustrim

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj lëndime trupore ka marr këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/