Telegrafi

Vetura shkel dy këmbësorë në Mitrovicë

Dy persona janë goditur në zebra nga një veturë në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një veturë i ka goditë dy këmbësor, aksidenti ka ndodhë në rrugën” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, në ora 21:30, të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.