Site icon Telegrafi

Vetura rrokulliset në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, lëndohen lehtë pasagjerët

Një vetaksident ka ndodhur këtë të diel në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në fshatin Broboniç.

Bëhet e ditur se janë lënduar disa persona.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ambulanca. Të lënduarit janë dërguat në spital për tretman mjekësor.

Lexuesi i Telegrafit ka dërguar një video ku shihet vetura që ka dalë krejtësisht nga rruga dhe është rrokullisur në arën e mbjellur me misër.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17: 40.

Ndërkaq, për shkak të të reshurave atmosferike, apelohet për përshtatje të shpejtësisë dhe kujdes të shtuar gjatë ngasjes në komunikacion./Telegrafi.

Exit mobile version