Telegrafi

Vetura që transportonte mijëra litra qumësht rrokulliset dhe përfshihet nga flaka, shoferi shpëton për një fije floku (Video)

Një veturë që transportonte një “cisternë” me qumësht ka rrëshqitur dhe rrokullisur në rrugë, duke bërë që vetura të përfshihet nga flaka kurse shoferi i saj i shpëton vdekjes për një fije floku.

Shoferi i veturës që vazhdon të mbetet i paidentifikuar, ka arritur të kërcej nga vetura edhe pse e rrokullisur dhe e përfshirë nga flaka, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin Kremenets në pjesën perëndimore të Ukrainës. Ndërkaq, shoferi ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe duart, por padyshim se mund të quhet njeriu më me fat, pasi ka mundur të përfundojë edhe më keq.

Kamerat e vendosura në shtyllat elektrike, kanë filmuar momentin kur vetura rrëshqet dhe rrokulliset, ku pas disa metrave që lëviz i rrokullisur derdhet qumështi dhe vetura kaplohet nga zjarri. /Telegrafi/