Telegrafi

Vetura që kushton vetëm 1.000 dollarë

Kompania Holden ka prezantuar prodhimin e limituar të modelit Barina Trio.

Bazuar në modelin Barina Hatch CD, paketa Trio posedon një bagazh të pajisjeve të ndryshme, duke përfshirë dritat e mjegullës, kulmin elektronik dhe panoramik dhe shenjën Trio.

Modeli është i pajisur edhe me sistemin argëtues “MyLink” me ekranin të ndjeshëm në prekje prej 7 inç, transmeton Koha.net.

Për këtë vit do të prodhohen vetëm 450 njësi, ndërsa Holden thotë se paketa Trio, e cila kushton 1.000 dollarë, vjen me pajisje me vlerë më shumë se 2.000 dollarë.

“Barina, si veturë e vogël që është, është shumë energjike dhe tërheqëse, mirëpo paketa Trio e bënë atë më shumë argëtuese. Futja e sistemit “MyLink” vozitësve u ofron një pasuri të tërë të teknologjisë në majë të gishtave të tyre, duke i lejuar ata të përjetojnë karakteristikat e veçanta pa kosto shtesë”, ka thënë Bill Mott, drejtori i marketingut i kësaj kompanie. /Telegrafi/