Ka tash e sa kohë që bukuroshja Morena Taraku përflitet në media për një skandal të mundshëm doganor.
Thuhet se ajo ishte duke importuar në Kosovë një veturë të tipit “Bentley”, ku dyshohet se ka pasur probleme në kufi rreth doganimit të saj.
E njëjta veturë, vlera e së cilës sillet rreth 250 mijë euro tashmë është sekuestruar nga Policia e Kosovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Baki Kelani, nga Zyra për informim në Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit ‘Bentley’ me targa gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”, thuhet në deklaratë.
Përndryshe, Morena Taraku nuk ka reaguar fare rreth kësaj çështje, ndërsa i vetmi prononcim i saj ishte pak ditë më parë në rrjetin social Instagram.
Në shkrimin e publikuar, ajo thoshte se ishte e lodhur nga mediat dhe se do të marrë një pushim nga rrjetet sociale, vetëm për shkak të keqinformatave që jepen në drejtim të saj. /Telegrafi/