Telegrafi

Vetura i përfshihet nga zjarri, rasti nën hetime

Një person nga Podujeva ka raportuar në polici se në rrethana ende të panjohura, vetura e tij e cila kishte qenë e parkuar afër shtëpisë së tij është përfshi nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/