Telegrafi

Vetura në të cilën gjendej foshnja përplaset me motoçiklistin në Florida, zëvendës-sherifi arrin ta “rikthejë në jetë” vogëlushen

Kamerat e vendosura në veturat dhe uniformat e policisë në Florida, kanë kapur momentin kur zëvendës-sherifi arrin ta “rikthej” në jetë foshnjën që ishte e vendosur në pjesën e pasme të veturës, e cila u përfshi në një aksident trafiku.

Polici Dave Musgrove u shfaq në vendin e ngjarjes kur ndodhi aksidenti në Englewood, rreth 50 milje në veri të Fort Myers, transmeton Telegrafi.

Kamera e vendosur në uniformë tregon sesi zëvendës-sherifi vrapon drejt veturës së shkatërruar dhe arrin ta nxjerr foshnjën jashtë, që nuk i përgjigjej thirrjeve të tij.

Duke parë se nuk kishte zgjidhje tjetër dhe nuk kishte kohë për të pritur ndihmën e shpejtë, vendosi të veprojë vetë. Filloi t’i bëjë masazh në gjoks foshnjës, dhe ta lëvizë vazhdimisht derisa në një moment shfaqi sërish shenja jete.

Vetura në të cilën gjendej foshnja me të ëmën dhe motrën tjetër ishte përplasur me një motoçikletë derisa po lëvizte me shpejtësi prej mbi 180 kilometra në orë, ku si pasojë e kësaj përplasje mbeti i vdekur motoçiklisti.

“Foshnja ime, jo”, dëgjohet duke thënë e ëma e saj Kayleigh, derisa Musgrove e kryen punën e tij me qetësi.

Ky veprim i tij është lavdëruar si nga qytetarët ashtu dhe nga zyrtarët e lartë policorë, që thanë se po të mos ishte zëvendës-sherifi, foshnja zor se do të mbijetonte. /Telegrafi/