Telegrafi

Vetura me shpenzim minimal të karburantit (Foto)

Zëvendëskryeministri malajzian, Tan Sri Muhyiddin Yassin, ka prezantuar automjetin e parë me shpenzim minimal të energjisë nga kompania Perodua, të quajtur Axia.

Prodhuesi i kësaj veture shpreson se modeli i tyre i ri, i cili është i krijuar që të kalojë 21.6 kilometra me një litër karburant, do të jetë konkurrues në rajon.

Shefi i kompanisë, Datuk Aminar Rashid Salleh, ka thënë se tash me automjetin e ri, pritet që të zgjerohet tregu i tyre.

Sipas tij, me një rezervuar të plotë (prej 33 litrash), kjo veturë mund të kalojë mbi 500 kilometra.

Axia është e prodhuar në katër variante – Standard E, Standard G, Special Edition dhe Advance, ndërsa është e prodhuar me tetë ngjyra të ndryshme.

Nga kompania thonë se deri në fund të vitit pritet të shiten mbi 30.000 automjete të tilla. Çmimi lëviz nga 5.890 deri në 10.180 euro. /Telegrafi/