Një veturë ikonike sportive nga Lotus është shndërruar plotësisht në një vaskë me ujë të nxehtë.
Karakteristika kryesore e fshatit Hampshire është një ish-kasolle kuajsh e shndërruar në një shtëpi për pushime.
Prona e disponueshme për rreth 210 euro në natë, dallon edhe për nga pamja e bukur nga lugina e Hattingley.
Por, perëndimi i diellit mbi luginë me sa duket shijohet më shumë nga xhakuzi i Lotus Elan, përcjell Telegrafi.
Lotus Elan ishte vetura e parë rrugore nga marka britanike me teknologji të avancuar dhe një motor DOHC 1,558.
Tashmë ky model është pjesë e vendpushimit në Hampshire, por si xhakuzi.
Bëhet e ditur se ky lloj vendpushimi interesant po u pëlqen edhe klientëve.
“Sapo u ktheva nga një natë në kasolle dhe çfarë mund të them. Ky vend është vërtet diçka tjetër”, shkroi një nga ta. /Telegrafi/