Telegrafi

Vetura lëviz me shpejtësi 211 km/orë, përfundon mbi një çati (Video)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Osetinë e Jugut.

Makina që po lëvizte me 211 km/orë ka fluturuar në çatinë e një shtëpie pasi shoferi humbi kontrollin e makinës.

Fluturimin e makinës në çati e ka ndihmuar sasia e madhe e dëborës mbledhur anash rrugës.

Gjithçka është regjistruar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në zonë.

Media lokale raporton se makina ka dëmtuar edhe dy makina të tjera para se të përfundonte në çati, përcjell Shekulli.

Shoferi i makinës është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku vazhdon të jetë në rrezik për jetën.