Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Osetinë e Jugut.
Makina që po lëvizte me 211 km/orë ka fluturuar në çatinë e një shtëpie pasi shoferi humbi kontrollin e makinës.
Fluturimin e makinës në çati e ka ndihmuar sasia e madhe e dëborës mbledhur anash rrugës.
Gjithçka është regjistruar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në zonë.
Media lokale raporton se makina ka dëmtuar edhe dy makina të tjera para se të përfundonte në çati, përcjell Shekulli.
Shoferi i makinës është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku vazhdon të jetë në rrezik për jetën.
https://www.youtube.com/watch?v=8sXg6ap3MuE