Telegrafi

Vetura ku ndodheshin tre fëmijë, goditet fuqishëm nga një tjetër (Video)

Fëmijët që ndodhin në pjesën e pasme të një veture të parkuar në Norfolk të Anglisë, kanë shpëtuar pa lëndime, megjithëse u tronditën nga goditja e një veture që doli prej kontrolli.

Mësohet se vetura Audi ishte marrë me qira dhe shoferi nuk dinte të voziste makinën, e cila arriti shpejtësi shumë të madhe dhe shoferi humbi kontrollin ndaj veturës, transmeton Telegrafi.

Raportohet se dy fëmijë pas kontrollit mjekësor kanë rezultuar pa lëndime, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital me lëndime të lehta.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin dramatik të goditjes, që shkaktoi vetëm dëmtime materiale. /Telegrafi/