Mbi një pemë që ndodhej skaj një rruge në Hyberabad të Indisë, shumë afër një grupi kalimtarësh, ra një veturë që u humbi kontrollin mbi urë dhe u ra pasi u rrotullua.
Trafiku ishte mjaft i ngjeshur në atë moment, kur vetura që për arsye të panjohura humbi kontrollin, shkaktoi vdekjen e një gruaje dhe lëndimin e gjashtë personave tjerë, transmeton Telegrafi.
Në rrugë kishte shumë të pranishëm, që vraponin në drejtime të ndryshme, në përpjekje që të iknin nga ndonjë aksident.
Pamjet e shpërndara, tregojnë edhe disa pjesë metalike që shpërndahen nëpër rrugë, por që nuk shkaktuan ndonjë lëndim tjetër. /Telegrafi/