Telegrafi

Vetura goditet nga treni në fshatin Llabjan të Pejës – lëndohet një person

Këtë të enjte, treni ka goditur një veturë në fshatin Llabjan të Pejës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.

Gashi ka thënë se treni ishte duke qarkulluar nga Prishtina për në Pejë.

“Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës, rreth orës 18:25. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Gashi.