Telegrafi

Vetura godet shtyllen elektrike në Malishevë, humb jetën një femër

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Bubavec, Malishev.

“Në fshati Bubavec komuna e Malishevës me datë 09.10.2019, në orën 16:00, vozitësi mashkull K-Shqiptar me veturë nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjeret femra K-Shqiptare, të cilat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Sipas policisë më 10.10.2019 nga QKUK është informuar se njëra nga viktimat ka vdekur.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në obduksion dhe pritet rezultati i shkaktarit të vdekjes së viktimës./Telegrafi/