Një këmbësor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në oborrin e QKUK-së, në orët e mbrëmjes të së premtes.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:30, në oborrin e QKUK, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”.
Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.