Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në lagjen Hajvali të Prishtinës.
Një veturë dyshohet se ka goditur një motoçikletë, ku drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas informacioneve dhe pamjeve që qytetarët kanë dërguar në adresë të Telegrafit nga vendi i ngjarjes, i aksidentuari shihet me lëndime të rënda derisa emergjenca ishte në vendin e ngjarjes duke i ofruar ndihmën e parë.
Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/