Telegrafi

Vetura godet një këmbësore në Viti, rasti në hetime

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 17:50 në Sllatinë të Poshtme të Vitisë.

Një person i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime. /Telegrafi/