Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 17:50 në Sllatinë të Poshtme të Vitisë.
Një person i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime. /Telegrafi/