Telegrafi

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Foto: Ilustrim

 Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësore.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime një femër e cila është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër) e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/