Telegrafi

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, ku automjeti ka goditur këmbësorin.

Ky i fundit është dërguar për tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar.

Lajmin për Telegrafin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:30,  në bulevardin Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili  është dërguar për tretman mjekësor”, tha Borovci duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/