Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, ku automjeti ka goditur këmbësorin.
Ky i fundit është dërguar për tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 19:30, në bulevardin Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Borovci duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/