Sot rreth orës 09:30, në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës bën të ditur se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /Telegrafi/