Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Shipashnicë e Poshtme e Kamenicës.
Ngasësja femër me veturën e saj ka goditur një këmbësor të gjinisë mashkullore.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/