Telegrafi

Vetura godet një fëmijë në Prishtinë

Një veturë ka goditur një këmbësor në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Telegrafi mëson se këmbësori është një fëmijë i cili ka pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ambulanca të cilët e kanë dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Një veturë ka goditur një këmbësor (fëmijë), në rrugën “Bajram Kelmendi. I lënduari është dërguar në QKUK, ndërsa policia po e bënë vendshikimin”, ka thënë ai./Telegrafi/