Një këmbësorë është goditur nga një veturë në qytetin e Vushtrrisë, duke marrë lëndime trupore.
Mësohet se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 18:00, kemi marrë informacion se ka ndodhur një incident në Vushtrri, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një veturë ka goditur një këmbësor, ku si rezultat këmbësori ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.
Zahiti ka thënë se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Telegrafi/