Një këmbësor ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik e cila ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 08:00 kemi marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, në aksident janë të përfshire një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/