Site icon Telegrafi

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë

Një këmbësor ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një automjet në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, sot në orët e mbrëmjes.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

Exit mobile version