Telegrafi

Vetura godet këmbësoren në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një këmbësore ka marr lëndime trupore, pas e njëjta është goditur nga një automjet mesditën e sotme në Fushë Kosovë.

Rastin e  ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 11:30, në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /Telegrafi/