Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut sonte rreth orës 17:30 në fshatin Qifllak të Rahovecit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale për Gjakovë, Nysret Gjurkaj, sipas të cilit në këtë aksident kishte qenë i përfshirë një automjet.
“Deri tek aksidenti ka ardhur derisa ngasësi i automjetit “Opel Astra”, i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Ratkoc-Kramovik dhe kur arrin në fshatin Qifllak, nuk e përshtat shpejtësinë e lëvizjes kur koha ishte e vranët dhe duke reshur shi, ai nuk e vëren këmbësoren, e cila ishte duke kaluar rrugën nga krahu i djathtë i lëvizjes së automjetit dhe me pjesën e përparme të krahut të majtë të automjetit e godet këmbësoren dhe e përplas për tokë. Nga të afërmit e saj, e lënduara dërgohet në shtëpinë e shëndetit në Ratkoc, prej nga është transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë. Pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencë, e lënduara për shkaqe të lëndimeve të rënda, frakturë në këmbën e djathtë, është shtruar në repartin e Ortopedisë për kurim të mëtejmë”, ka thënë Gjurkaj, për KP.
Sipas raportit të mjekut kujdestar në Emergjencën e Gjakovës, e lënduara është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të prokurorit rasti dërgohet në procedurë të rregullt.