Një vetutrë ka goditur dy këmbësorë në fshatin Besi në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur në orën 21:35.
“Në ora 21:35, në fshatin Besi, ka ndodhur një aksident trafiku, një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit”, ka thënë Kelani.
Sipas tij njësitet policore janë duke u marr me rastin./Telegrafi/