Telegrafi

Vetura godet bendin e adoleshentëve që performonte në paradën amerikane, 11 të lënduar (Foto/Video, +18)

Të paktën 11 persona janë lënduar, kur një veturë fluturoi në bendin që po performonte në paradën e qytetit në shteti amerikan të Alabamas.

Raportohet se tre persona janë në gjendje kritike, ndërsa incidenti ndodhi derisa bendi po performonte duke marshuar në paradën Mardi në Golf Shore, ku si pasojë janë ndërprerë të gjitha aktivitetet e organizuara, transmeton Telegrafi.

Bendi i adoleshentëve ishte në rrugë, kur befasisht u përplasën nga pas nga një veturë, e cila gjithashtu ishte pjesë e paradës.

Dëshmitarët e rastit kanë deklaruar para gazetarëve se kanë dëgjuar britma, dhe kanë parë se si vetura kishte fluturuar në drejtim të adoleshentëve. /Telegrafi/