Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë është përfshirë nga zjarri në oborrin e një shtëpie në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 04:15.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë vetura e saj e parkuar në oborr”, thuhet në raport.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. /Telegrafi/