Telegrafi

Vetura e mbushur me eksploziv “shkelet” nga tanku – vdiqën shtatë persona, por kanë mundur të vdesin shumë më shumë (Video)

Shtatë civilë, duke përfshirë edhe dy fëmijë të vegjël, u vranë nga një bombë makinash që shpërtheu në një pikë kontrolli të sigurisë në gadishullin Sinai të hënën, tha zëdhënësi i ushtrisë së Egjiptit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ushtria ka thënë se kanë kapur automjetin në një pikë kontrolli pranë qytetit të Arish, kryeqyteti i provincës North Sinai, dhe u përpoq të ndalojë shpërthimin e pritur duke ecur mbi të me një tank.

Megjithatë, bomba shpërtheu pasi tanku ishte larguar dhe civilët aty pranë u kapën në shpërthim, sipas imazheve të në video të lëshuara nga ushtria.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Katër persona të armatosur ishin brenda automjetit, tha ushtria.

Një kryengritje në rajonin Sinai të Egjiptit ka fituar ritmin pasi ushtria rrëzoi presidentin Muhamed Mursin e Vëllazërisë Myslimane, pas protestave masive kundër sundimit të tij në mes të vitit 2013. /Telegrafi/