Këngëtarja e njohur Ledina Çelo si duket gëzon një standart të mirë të jetesës.
Artistja, e cila prej vitesh jeton në Gjermani ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shihet në një veturë luksoze.
“Maserati GranTurismo”, është marka e shtrenjtë e veturave, që këngëtarja shqiptare posedon.
Çmimi i kësaj veture fillon nga 140 mijë dollarë deri në 200 mijë dollarë amerikan.
Ndryshe në planin muzikor, artistja ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri dhe si duket një gjë e tillë nuk është në planet e afërta të saj. /Telegrafi/