Shoferi i një McLaren Senna me 789 kuaj fuqi e ka humbur kontrollin në një rrugë publike në Kaliforni dhe është përplasur me një ndërtesë.
Videoja e publikuar në rrjete sociale tregon Sennan në Woodland Hills, Kaliforni.
Fillimisht, pamjet e incidentit pasojat e të cilit nuk janë të mira, janë publikuar në Reddit dhe pastaj në rrjete tjera sociale, përcjell Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=lxEdnE2Io8U
Siç shihet në video, pas manovrimeve në rrugë, vetura 1.3 milion dollarëshe e humb kontrollin dhe përplaset në një shtëpi.
Bëhet e ditur se edhe disa ditë më parë i njëjti shofer është parë duke e ngarë veturën me shpejtësi në rrugët publike. /Telegrafi/
A Senna-shaped hole in the side of Woodland Hills Lexus
byu/george__kaplan inmclaren