Site icon Telegrafi

I vetmi Ferrari Conciso për të cilin nuk dihet nëse ekziston

Megjithëse nuk e ka ndërtuar Ferrari, ia ka lejuar që t’i mbajë shenjat dalluese

Në episodin e fundit të Jay Leno Garage, aktori i pensionuar dhe prezantuesi i dikurshëm i The Tonight Show, ka sjellë të vetmin Ferrari Consico, transmeton Telegrafi.

Makinën për të cilën nuk dihej se ekzistonte, e ka në pronësi Franco Valobra, i cili ka paguar për të në ankand, shumë pak për ta blerë atë. Për këtë makinë, ai nuk kishte paguar më shumë se 127 mijë euro, meqenëse ishte ofertuesi i vetëm dhe e bleu makinën.

Design Studio of Mainz është modifikuesi i kësaj veture, që e ka shfrytëzuar si bazë një Ferrari 328 GTS, ndërsa nuk ka marrë leje nga kompania italiane për këto ndryshime.

Shenjat dalluese që janë vendosur në këtë makinë, i ka lejuar Ferrari t’i mbajë edhe pse nuk është prodhuesi i këtij modeli me formë shumë të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version