Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
Telegrafi mëson se vetura ka dalë nga rruga, ndërsa ngasesi i vetures ka pësuar lëndime të rënda trupore./Telegrafi.